CNN "vret" Obamën në vend të Bin Laden? VIDEO

CNN aksidentalisht “vret” Presidentin Barack Obama në vend të liderit të Al Kaedës , Osama Bin Laden. Kjo është çfarë tregohet në një video që është shpërndarë në youtube më 7 nëntor.Një një emision të CNN një titull ishte shkruar gabim, dhe nuk është korigjuar për gati një minutë. Normalisht shikuesve nuk mund ti shpëtonte një gabim i tillë.Emisioni i Erin Burnett OutFront i ishte dedikuar Robert O'Neill, marinsit i cili thuhet se është njëri prej atyre që vranë Osama Bin Laden në 2011. Por në vend të Bin Laden në titull ishte shkruar Obama.CNN e korrigjoi gabimin por ndërkohë shikuesit kishin mjaft kohë që ta filmonin dhe ta shpërndanin online.oranews.tv