Të dielën, kruaziera "Queen Elizabeth", sërish në Sarandë me 2 mijë turistë

Sarandë - Anija trans-oqeanike "Queen Elizabeth" pritet të vizitojë nesër, më 9 nëntor, për të dytën herë, Sarandën, me rreth 2000 turistë elitarë në bord, duke shtuar edhe një ditë të veçantë për turizmin e kruazierave të Sarandës. Kështu ka bërë të ditur sot, bashkia e Sarandës.Kruaziera trans-oqeanike "Queen Elizabeth" është 16-katëshe, me gjatësi 294 m dhe gjërësi 32.3 m. Në ardhjen e saj të parë, më 21 tetor, në bordin e saj kanë qënë mbi 1800 turistë të huaj të 34 kombësive ku kanë mbizotëruar britanikët: 1211 vetë. Turistët që do zbresin në terminal nesër nga "Queen Elizabeth" pritet të vizitojnë qytetin antik të Butrintit si dhe qytetin e Sarandës.Anija "Queen Elizabeth" është një kruazierë luksoze. Në brendësi të saj ajo ruan "old fashion" të të famshmes "Queen Elizabeth 1", të cilën ka zëvendësuar e lançuar me 1938 dhe që shërbeu deri më 1973-in, kur një zjarr misterioz e shkatërroi pjesërisht. Kudo nga kthehesh në kruazieren aktuale "Queen Elizabeth" përballesh me vepra arti, me mermer të pastër italian, dru të lëmuar e një dritë të butë, e cila shpërndahet nga llampadarët shkëlqyes.ar.sh/Oranews.tv