Autostrada Tiranë-Elbasan, Haxhinasto kërkon përshpejtim të punimeve

Kreu i Transporteve ka inspektuar punimet në autostradën Tiranë-Elbasan nga ku i ka kërkuar kompanisë që të përshpejtojë punimet në mënyrë që kjo vepër të përfundojë në pranverë të 2015.Gjatë inspektimit të punimeve në zonën e Krrabës, ministri është njohur me problematikat e hasura si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, por ka konfirmuar se nuk do të ketë kosto shtesë në ndërtimin e kësaj vepre. Ndërtimi i autostradës Tiranë -Elbasan pritet të përfundoj të pranverën e 2015-ës.Autostrada e re bashkon Elbasanin me Tiranën duke u transformuar në një nyje lidhëse shumë të rëndësihme, e cila shkurton kohën dhe kostot e qytetarëve që udhëtojnë në këtë zonë.Oranews.tv