Aksident në Urën e Gjolës, përplaset furgoni

Krujë - Një furgon pasagjerësh i linjës Fushë Krujë-Durrës është goditur nga një autostradë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Gjolës në aksin Fushë Krujë-Vorë, teksa furgoni kishte ndaluar për të marrë pasagjerë.Për pasojë 4 pasagjerë kanë mbetur të plagosur nga të cilët një është rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumave në Tiranë.Shkak për goditjen e furgonit të linjës, dyshohet shpejtësia e madhe e mjetit tip Fuoristradë, drejtuesi i të cilit u ndalua.Oranews.tv