Spaho: Qeveria , pasi rriti tre taksa, po aplikon dhe klientelizmin

Tiranë - Opozita vijon me kritika në drejtim të qeverisë për mosmbajtje të premtimeve dhe rritje të mëtejshme të taksave për shqiptarët, referuar paketës fiskale, të prezantuar të premten në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Financave Cani.I ftuar në studion e lajmeve të “Ora News”, deputeti demokrat Edmond Spaho theksoi se përveç rritjes së tre taksave, asaj për naftën, akcizën e duhanit si edhe taksën për pasurinë dhe depozitat, edhe në rastin e uljes së taksave, qeveria po aplikon klientelizmin.Z. Spaho theksoi gjithashtu se edhe rritja e pritshme e çmimit të energjisë elektrike, me heqjen e fashës prej 300 kilovat, pritet të sjellë kosto shtesë për të paktën 75 % të familjeve shqiptare.Oranews.tv