Liderë të opozitës ruse ndiqen penalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 14:00
Komiteti Hetues i Rusisë ka ngritur një padi kundër liderit të Frontit Majtist, Sergei Udaltsov, dhe disa liderëve të tjerë të opozitës.Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka thënë se padia ka të bëjë me filmin e quajtur “Anatomia e një proteste – 2” dhe akuzat për përgatitjen e trazirave masive.Disa nga opozitarët e tjerë të akuzuar janë Leonid Razvozzhaev dhe Konstantin Lebedev.Javën e kaluar, televizioni rus NTV ka transmetuar filmin, duke pretenduar se Udaltsov është takuar me zyrtarë nga Gjeorgjia për të planifikuar trazira në Moskë.Ndërkohë Udaltsov i hedh poshtë këto akuza.