Tahiri: Prioritet, hetimi i pasurive të pajustifikuara dhe aseteve kriminale
Tiranë- Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim pune me Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane, Franco Roberti, gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.Takimi u fokusua në çështje me interes të përbashkët të të dy vendeve, duke e vënë theksin te hetimi i aseteve kriminale dhe pastrimi i parave me burim kriminal.Prokurori Roberti i bëri me dije Ministrit Tahiri se Shqipëria është vendi prioritar për Italinë dhe se mbeten të gatshëm të ofrojnë ndihmë dhe ekspertizë, për konsolidimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Tahiri theksoi angazhimin e plotë të Policisë së Shtetit që pas rezultateve në luftën kundër drogës, do të kthehet në prioritet hetimi i pasurive të pajustifikuara dhe aseteve kriminale.Ministri u shpreh për domosdoshmërinë e shtrirjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes organeve ligjzbatuese në të dy anët e kufirit, pasi mafia dhe organizatat kriminale nuk kanë barriera mes tyre.Prokurori Kombëtar i Antimafias e ftoi Ministrin Tahiri për një vizitë në Romë.