NATO konfirmon: Fluturimet ruse ishin provokuese
Një komandant i lartë i NATO-s konfirmoi të hënën se futjet e avionëve luftarakë rusë në territorin e Aleancës së Atlantikut Verior ishin më provokuese se herët e tjera.Sipas gjeneralit amerikan, Filip Bridlov, avionët ishin më të mëdhenj se zakonisht dhe kryen itinerare më të rrezikshme se herët e tjera."Në këtë histori e rëndësishme është të theksohet se më parë, depërtimet e avionëve rusë janë bërë në grupe më të vogla, ndonjëherë deri edhe vetëm dy avionë", tha Bridlov i cili mban postin e Komandantit Suprem të Aleancës në Europë. "Por javën e kaluar pamë avionë më të mëdhenj, të cilët depërtuan pak më thellë në kontinent dhe kryen një itinerary më prvokues", shtoi ai.Sipas raportimeve të vetë NATO-s, në qiejtë e Europës, përmes Detit të Veriut e deri në Oqeanin Atlantik fluturuan javën e shkuar gjithsej tetë avionë luftarakë, përfshi katër bombardues TU-95 dhe katër II-78, të cilët u kapën nga avionët norvegjezë. NATO konfirmoi se këto avionë ushtarakë përbëjnë rrezik edhe për fluturimet civile që kalojnë përmes Europës, pasi nuk janë të kapshëm nga kullat e vrojtimit të aeroportëve civilë.