Bullgari, një grua i vë flakën vetes para presidencës

Bullgari-Një grua bullgare i ka vënë flakën vetes para godinës së presidencës në Sofje, ndërkohë që vetë presidenti i vendit po diskutonte brenda godinës mbi formimin e qeverisë së re.Ende nuk janë zbardhur arsyet e veprimit vetëflijues, por edhe vitin e kaluar, shtatë persona kanë kryer të njejtin veprim në Bullgari, në shenjë proteste për nivelin e ulët të jetesës dhe dyshimet e mëdha për korrupsion mes elitës politike të vendit.Gruaja u dërgua menjëherë në një spital të kryeqytetit dhe kishte 90% të trupit të djegur, duke mbetur në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët thanë se ajo kishte probleme mendore por nuk dhanë më shumë detaje.Bullgaria mbetet vendi më i varfër brenda Bashkimit Europian dhe konsiderohet si ndër më të korruptuarit.