Korçë, prishet krushqia, dhëndri vret vjehrrin me armë zjarri

Korçë-Prishja e krushqisë mes dy familjeve ka shkaktuar një viktime pasditen e sotme në Korçë, ku dhëndri ka qëlluar me armë zjarri vjehrrin.Ngjarja ka ndodhur rreth oës 18:00 në fshatin Pulahe të komunës Moglicë , ku Kristian (Gentjan) Barjamasi 34 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë 10-tshe vjehrrin e tij Ylli Shora duke e plagosur rëndë, por nga plagët e marra Shora ka ndërruar jetë rrugës për në spital.Menjehere  familjarët kanë njoftuar policinë e Korçës rreth ngjarjes dhe autorit të saj, e cila eshte nisur për në fshatin e thellë malor. Nga të dhënat e policise mësohet se autori i krimit është dhëndri i të plagosurit Shora.Fillimisht autori Kristian Barjamasi ka shkuar në banesën e vjehrrit të vet së bashku me bashkëshorten e tij,me qellimin për t’ia rikthyer atij pas disa kohe martese së bashku. Mësohet se mes autorit dhe vjehrrit ka pasur një debat të fortë në lidhje me këtë situatë ku fillimisht ata dyshohet të jenë përleshur, me pas 34 vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit duke qelluar disa here Ylli Shoren në pjesë të ndryshme të trupit.Pas kësaj ai është larguar së bashku me armën e krimit. ndërsa policia e ka arrestuar 2 orë pas krimit, rreth orës 20:00 të mbrëmjes.Për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe viktima Ylli Shora nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në ambjentet e spitalit të Korçës.Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë arme është përdorur për krimin, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi 34 vjeçari dyshonte për një tradhti të mundshme nga e shoqja e tij.[caption id="attachment_414966" align="alignright" width="640"]spitali ku ndodhet vjerri2 Në foto: Morgu ku ndodhet trupi i pajetë i viktimës[/caption][caption id="attachment_414964" align="alignright" width="640"]pamje nga vrasja ne korce Në foto: Të afërmit e viktimës pasi morën lajmin që viktima ndërroi jetë[/caption][caption id="attachment_414965" align="alignright" width="640"]spitali ku ndodhet vjerri3 Në foto: Urgjenca ku ndërroi jetë viktima[/caption]