CEO i Apple pranon se është gay, rusët heqin memorialin e Stiv Xhobsit

Duket se në Rusi nuk e kanë përtypur deklaratën e shefit ekzekutiv të Apple, Tim Kuk, për homoseksualitetin e tij. Në Shën Pjetërburg, banorët dhe autoritetet kanë vendosur të heqin një model iPhone të vendosur si memorial i kompanisë dhe bashkëthemeluesit të saj, Stiv Jobs.Mediat vendase kanë raportuar se vetë kompania ruse që e kishte ndërtuar memorialin kishte dërguar punëtorët për ta hequr atë pasi Kuk rrëfeu për publikun prirjet e tij.Në një deklaratë për shtyp të lëshuar, Maksim Dolgopolov, presidenti i kompanisë ZESF, që kishte ndërtuar modelin e telefonit, shpjegoi se ai u hoq për dy arsye: rrëfimit të shefit ekzekutiv të Apple dhe zbulimeve të Eduard Snoudenit për përgjimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, e cila, sipas sugjerimeve të Snoudenit, përdorte pajisje Apple për të kryer veprimtarinë e saj.Ai pranoi gjithashtu se vetmja mënyrë për ta rivënë ne vend memorialin ishte që aty të kishte udhëzime për qytetarët që të përdornin çdo produkt tjetër përveç Apple.Kohët e fundit, homofobia është në rritje në Rusi edhe personat e komuniteti LGBT që jetojnë në vend kanë qenë shpesh pre e sulmeve dhe dhunës.Memoriali, i gjatë mbi 1,8 metra, u ngrit në vitin 2013, si përkujtimore për Stiv Xhobsin. Në ekranin e telefonit gjigant shfaqeshin pamje nga jeta e tij si dhe citime të bëra prej tij në vite.