Vështirësitë e minatorëve, informaliteti deri në 10%. Sëmundjet shqetësuese
Tiranë - Një minator paguhet mesatarisht 40.000 në muaj, jeton nën mesataren e personave të tjerë që nuk punojnë në miniera. Ndërsa për të përfituar pension me ligjin e ri duhet të paguaj 2% më shumë kontribute dhe nuk marrin trajtimin e duhur shëndetësor.Kjo është situata e punonjësve të nëntokës të cilët nga mungesa e investimeve rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre. Teksa në komisionin e shëndetësisë u diskutua për kujdesin ndaj tyre, deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, tha se para viteve ‘90 kujdesi shëndetësor nga sëmunjdet profesionale ishte shumë herë më i lartë, se tani ku për 6 vite nuk ka më as pavion të veçantë në QSUT-ë për ta.Po mos trajtimi i duhur shëndetësor nuk është i vetmi shqetësim. Nëse ndryshimet në ligj bëjnë që një minatori të dal në pension pas 12 vjetësh e 6 muaj vjetërsi pune, por nuk do të jetë të gjithë për t’a përfituar këtë pension sepse informalitet është deri në 10%.Projekligji kaloi në parim dhe komisioni i shëndetësisë propozoi vizita mjekësore periodike për punonjësitë e nëntokës./Oranews.tv/