“Mendojmë ndryshe shohim njëlloj”, edicioni i 12-të i TIFF 2014

Nis sot në mbrëmje nën  sloganin “Mendojmë ndryshe shohim njëlloj” edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF 2014.Festivali do të hapet me filmin e regjisores Xhanfise Keko "Tomka dhe shokët" tij, me skenar të Nasho Jorgaqit, si një nga filmat më të mirë shqiptar që i rezistoi për nga vlerat artistike kohës.Organizatorët e TIFF 2004 së bashku me Arkivin Shtetëror të filmit zgjodhën filmin shqiptar të realizuar 37 vite më parë pas një përpunimi teknik në një prej studiove më të njohura në botë në SHBA.Në këtë edicion të 12 te TIIF ka pasur aplikime nga 107 vende të botës dhe do të jenë katër juri të cilat do të vlerësojnë filmat në festival.E veçanta e këtij edicioni janë edhe çmimet e biletave të cilat për filmat e paradites do të kushtojnë 100 lekë dhe të mbrëmjes 200 lekë.