Aksioni për energjinë, PD: Në Kukës e Lezhë po shoqërohet me favorizime
Lezhë/Kukës - Demokratët e Kukësit dhe Lezhës kanë hedhur akuza se aksioni për vjedhësit e energjisë po bëhet selektiv. Sipas kreut të degës së PD-së Kukës, Arif Rexhmati, gjithë operacioni po shoqërohet me favorizime.Ai kërkoi që Kukësi të cilësohet rast i veçantë pasi banorët janë varfëruar dhe nga problemi i pazgjidhur i përmbytjes së tokave nga Fierza.Pothuajse në të njëjtën linjë janë edhe demokratët e Lezhës. Sipas kreut Paulin Marku, policia po arreston njerëz që nuk kanë bukë të hanë, ndërkohë që maskat janë rikthyer në aksion duke terrorizuar çdo ditë njerëz të pafajshëm.Që prej nisjes së aksionit për energjine elektrike në Lezhë janë arrestuar 10 persona, abonentë familjarë dhe përfaqësues biznesesh, ndërsa në Kukës përveç familjarëve, edhe 3 elektriçistë për abuzim me detyrën.