Palmat e Vlorës drejt zhdukjes përditë, buburreci i kuq përhapet me shpejtësi

Vlorë - Qyteti i Vlorës është vlerësuar si qyteti i palmave që prej vitit 1979-1987 kur në Vlorë u mbollën masivisht palma, kohe kur Flamurtari i Vlorës luante me Partizanin e Beogradit. Mesa duket "bubureci i kuq" po e kushtëzon nga dita në ditë, ekzistencën e palmave përgjatë bulevardeve të qytetit.Palma Fenik gjendet me mijëra në Vlorë, por ato që zbukurojnë bulevardet janë mbi 300 dhe kanë një moshë gati 40- vjeçare. Gjilpëra e kuqe e palmave e njohur ndryshe si "bubureci i kuq"dhe në gjuhën shkencore"rinkoforurs feruxhine" ka depertuar në indet dhe në palcën e palmës dhe po përhapet me shpejtësi të frikshme, duke i kalbur ato dhe tharë.Bubureci i kuq u importua në Europë sëbashku me fidanët rreth viteve 92' e u përhap në Siçili dhe Korsikë në vitet 2004-2006, ndërkohë po shtrihet në Spanjë dhe në vende të tjera të Mesdheut. Ky lloj insekti mendohet të ketë ardhur nga Malajzia , Azia orientale, Emiratet Arabe, Jordania, Palestina dhe Egjipti.Buburreci i kuq, pasi futet në trungun e pemës, brenda 21 ditësh lëshon deri në 300 larva, të cilat në një periudhë të shkurtër kthehen në krimba e më pas në buburrecë. Ky i fundit kalon nga njera palmë nëe tjetrën me shpejtësi marramendëse.Duke parë këtë situatë, Drejtoritë e Gjelbërimit dhe strukturat vendore bënë disifektimin me preparate kimike në muajit maj-qershor me roborë e më pas spërkatjen me një tjetër preparat, metanate rogore dhe nitropol, pesticid i cili iu hodh palmave deri në muajin tetor.Pavarësisht këtyre masave, situata nuk u përmirësua dhe e vetmja zgjidhje u gjet ajo e prerjes së palmave, numri i të cilave arrin në dhjetra përgjatë bulevardit e nuk dihet ende sesi do të precipitojë situata, por kanë menduar t’i bëjnë një profilaksi duke e mbrojtur me rrjetë.Alarmante e ka cilësuar situatën dhe Drejtori i Gjelbërimit, Dhori Pasho, i cili ka shpjeguar situatën në të cilën ndodhen palmat, aktualisht, larvat, eleminimin e palmave të infektuara e deri tek kostot 300 euro që arrin vlera e zëvendësimit të një palme.Vetëm në pak ditë, ndërmarja e gjelberimit e detyruar po pret palmat në bulevardin Vlorë -Skelë me shpresën për të shpëtuar palmat e paprekura nga insekti i buburrecit të kuq, por duket se ky insekt po"bën kërdinë"e palmave duke shtuar nga dita në ditë numrin e palmave të infektuara. Përballë kësaj situate alarmante duket se shumë shpejt Vlora nuk do të identifikohet më si qyteti i palmave përderisa prerja e tyre mbetet e vetmja mënyrë për asgjesimin e buburrecit të kuq.ar.sh/Oranews.tvpalma5 palma palma1