INUK në Elbasan, prishen objektet që kishin zaptuar hapësirat publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2014, 15:08
Elbasan - Aksioni i INUK është përqëndruar në unazën e Elbasanit, te rruga "Fusha e loparit”, si edhe pranë doganës, zona të cilësuara problematike për objektete e shumta të ndërtuara së fundmi që nuk kishin respektuar distancën prej 7 metrash nga aksi rrugor.Qytetarëve që u janë prishur objektet, apo pjesë të tyre, nuk kanë pasur përplasje apo të bënin rezistencë ndaj INUK, por kanë çmontuar vet dyer e dritaret. Ndërkohë aksioni në Elbasan do të vijojë edhe për disa ditë të tjera, ku punonjësit e INUK mbështeten edhe nga FNSH-ja.