Nis procedura për zgjedhjen e 10 anëtarëve të RTSH-së ndër 57 kandidatë

Tiranë - Komisioni i Medias ka nisur procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio - Televizionit Shqiptar. Janë 57 kandidatë, të cilët do të kalojnë në filtrin e deputetëve deri në përzgjedhjen e 10 anëtarëve që do të zënë vendet e Këshillit ku aktualisht anëtarët janë më mandate të përfunduar prej vitit 2011.Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, i bëri thirrje opozitës të bëhet pjesë e këtij procesi, që sipas tij është mjaft i rëndësishme dhe në interes të qytetarëve. Ligji për median audiovizive sanksionon se në procedurën e përjashtimit duhet të anagazhohet dhe opozita. Procedura e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës. Në çdo rast, komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, pesë kandidatë të mbështetur nga maxhoranca, pesë të mbështetur nga opozita.ar.sh/Oranews.tv