Varros djalin 9-vjeçar, babai fal gjakun e të birit të vetëm

Pas plot shtatë ditë qëndrimi në koma, ka ndërruar jetë nëntëvjeçari Sabri Aliu, nga fshati Greme i Ferizajt.I ndjeri është aksidentuar një javë më parë, duke u goditur me veturë nga Skender Lami, i fshatit Gack, Komuna e Ferizajt.Vogëlushi u varros në varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Greme, por në ceremoninë e varrimit ndodhi ajo që më së paku pritej: shtrirja e dorës së pajtimit mes familjes Aliu (nga babai i Sabriut) dhe familjes Lami. Ky pajtim ndodhi me angazhimin e madh të imamëve të Komunës së Ferizajt.Imami Fidaim Fazliu, në ceremoninë e varrimit, duke treguar për vendimin e familjes Aliu, ka theksuar se ky moment është tepër prekës."Familja e ngushtë e Sabriut, babai i tij Zahiri dhe axha, dhe të gjithë familjarët, me zemrën dhe me gojën plotë kanë shprehur dëshirë që ta bëjnë faljen e gjakut, të djalit të tyre, jeta e të cilit është marrë aksidentalisht nga një shofer i kësaj ane", ka theksuar ai.Babai që humbi djalin e vetëm, me lotë e i mërzitur pati një lutje për të gjithë shoferët, që të kenë kujdes gjatë drejtimit të mjetit.“Sabriu ishte djali i vetëm i kësaj familje. Familja ka edhe dy vajza. Mua si imam m’u besua barra e ndërmjetësimit.Pas shumë bisedave dhe takimeve u pranua falja e gjakut në ditën e varrimit, ku kishte mijëra njerëz” tha imami.