Ambasadori francez për bojkotin: Vetëm në diktaturë nuk ka opozitë

Elbasan - Vetëm në diktatura nuk ka opozitë, dhe vetëm në këto regjime dy forcat nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën.Ka qenë ky komenti i ambasadorit francez Bernard Fitusi', pyetur nga gazetarët rreth mospranisë së opozitës në parlament, në konferencën përmbyllëse të vizitës  në Elbasan.“Unë nuk e njoh situatën shqiptare, por unë njoh kryelartësinë shqiptare. Një ambassador i huaj nuk ka pse të japë mësime politike popullit shqiptar. Unë refuzoj të bëj gjykime të tilla, sidomos për relacionet midis mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri. Unë do të bëj vetëm observime. Vetëm në diktatura nuk ka opozitë, vetëm në diktatura mazhoranca dhe opozita nuk kundërshtohen me njëra tjetrën.Dhe vëzhgimi i dytë është se kjo ka të bëjë me vendimin e Këshillit që vendosi ta bëjë Shqipërinë kandidate të BE. Mazhoranca dhe opozita duhet të dialogojnë. Kam besim në pjekurinë e politikanëve shqiptarë dhe kam akoma më shumë besim në detyrimin që ato kanë në një moment apo tjetrin që ato të flasin”, u shpreh ambasadori Bernard Fitusi'.Ambasadori francez ka premtuar mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson në përmirësimin e imazhit shqiptar në botë. Për Fitusi, vendi ka probleme me papunësinë, një plag që vetëm Elbasanin e ka goditur me 38 mijë të papunët që sipas tij numëron./nzh/oranews.tv/