Daçiç : Shqiptarët na provokuan, nuk mbajmë përgjegjësi
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se incidenti një ndeshjen Serbi-Shqipëri është i paramenduar dhe më herët i planifikuar si provokim politik."Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi që dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e 'Serbisë së Madhe' në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si mysafir. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik", ka thënë Daçiq për mediat serbe, transmeton Indeksonline.Ai tutje ka thënë se gjatë tërë ditës, diplomatët nga BE-ja kanë bërë presion që tifozët shqiptarë që u mbajtën në aeroport të jenë të lirë të shkojnë në stadium, edhe pse nuk kishin bileta. "Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje", ka thënë ai.Marrë nga Indeksonline