Shkodër, policia e kufirit do të mbrojë peshkun nga gjuetia me dinamit

Shkodër - Gjuetia e paligjshme në ujrat e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna si dhe mbrojtja e kufirit të gjelbër për të frenuar kalimet ilegale, do të jenë fokusi kryesor i policisë së kufirit dhe migracionit në Shkodër. Kështu shprehet shefi i stacionit policor Ilir Hasa, duke ju referuar arrestimit të babë e bir, që u kapën duke gjuajtur me dinamit në ujrat e lumit Buna.Referuar rasteve të fundit, ku kufiri i gjelbër po shihet si trampolinë për kalimin ilegal të shtetasve të huaj, kryesisht atyre sirianë, shefi i stacionit policor garanton se masat e marra janë maksimale.Por realisht gjuetia e paligjshme në qytetin e Shkodrës e kryesisht në ujrat e liqenit është një fenomen shqetësues që në gjithë këto vite nuk ka marrë zgjidhje. E si për të dëshmuar këtë realitet të hidhur, se si liqeni është kthyer në mall pa zot, e ku të gjithë veprojnë të lirë, pak ditë më parë një investigim i “Balkan Insight” tregon se si rojtarët e liqenit të Shkodrës, pasurohen nga peshkimi i paligjshëm.Gjuetarë me përvojë tregojnë se kushdo që përdor metoda të paligjshme peshkimi, si përdorimi i gjeneratorëve apo me mjete të tjera, duhet t’i paguajë OMP-së një rryshfet, i cili përllogaritet në bazë të sasisë së peshkut të kapur. Shpërthimi i këtij skandali tashmë ka vënë në lëvizje eshte ministrinë e linjës, e cila ka bërë me dije se shumë shpejt do të vihet në lëvizje një strukturë monitoruese, ndërsa do të merren masa ndaj personave që nën “argumentin” se po mbrojnë liqenin, po e shkatërrojnë nga brenda këtë të fundit.Oranews.tv