Kukës, ngrihet Agjencia e Zhvillimit, kreu i qarkut: Impuls zhvillimit
Kukës - Qarku i Kukësit, do të ketë një Agjenci Zhvillimi, e cila nga vetë emri duhet t'I japë dorë zhvillimit të sektorëve të ndryshëm, kryesisht atyre të traditave të banorëve.Për të bërë sa më eficente një hallkë të tillë, Këshilli i Qarkut ka nisur bashkëpunimin me Dragashin, në Kosovë, në mënyrë që të shkëmbehen jo vetëm idetë, por edhe traditat mes banorëve në mënyrë që të rritet interesi për prodhime të ndryshme, duke nisur nga ato artizanale, bimëve të malit apo edhe bletarisë.Vetë artizanët dhe bletërritësit, thonë se nisma të tilla janë shumë efikase duke qenë se dalja në tregje të reja, sjell rritje tregtimit të produkteve të tyre.Institucionet vendore pretendojnë që në 5 vitet e ardhshme, Kukësi të jetë një rajon me zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social, me fokus turizmin malor, vlerat e kulturës e natyrës./nzh/oranews online/