Merr zjarr apartamenti në qëndër të Lezhës, shpëtohet një 18-vjeçar

Lezhë - Një apartament në qendër të qytetit të Lezhës, në katin e katërt, është përfshirë nga flakët. Në të ndodhej 18-vjeçari Aurel Marku, i cili u asfiksua nga tymi dhe u dërgua me shpejtësi në spital. (Në foto: Apartamenti që u përfshi nga flakët, në Lezhë)Zjarrfikësit kanë bërë përpjekje të shumta për shuarjen e flakëve, që ishin shumë të mëdha dhe kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Banorët e pallatit janë evakuar dhe natyrisht, janë trembur për rrezikun e përhapjes së flakëve. Ende nuk ka informacion nga se është shkaktuar zjarri.(Në foto: Banorët gjatë evakuimit në pallatin e përfshirë nga flakët, në Lezhë)lezhe, pallati ne flakear.sh/Oranews.tv