Shtatë kandidatë për kreun e AMA-s, të enjten zgjidhet kryetari i ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2014, 11:38
Tiranë Komisioni parlamentar i Medias, i ka hapur rrugë zëvendësimit të Endira Bushatit, por edhe një herë mazhoranca i ka bërë apel opozitës së bëhet pjesë e procesit.Përmes një letre drejtuar opozitës, për të cilën është vënë në dijeni edhe fakotri ndërkombëtar, demokratët janë ftuar ti japin fund bojktotit.“Vendosmëria jonë për të zgjidhur ngërçin e AMA-s në asnjë rast nuk do të çojë në ndryshimin e ligjit”, - këmbëngul shumica shqiptare. I jemi përmbajtur edhe një marrëveshjeje jozyrtare, të arritur në muajin qershor, që nuk u arrit të zyrtarizohej për shkak të bojkotit tuaj”, - thuhet në letrën e bërë publike gjatë Komisionit të Medias, ku mungonte pa dyshim PD-ja.Kjo letër i është drejtuar jo vetëm opozitës, por edhe faktorit ndërkombëtar.Para disa muajsh, në prani dhe të opozitës, komisioni i Medias nisi procedurat për zgjidhjen e ngërçit institucional në AMA dhe zhvilloi dëgjesa me 8 kandidatët që synojnë të jenë në krey të AMA.Por me mos paraqitjen e kandidatit të tetë Sokol Hasani, komisioni do të duhet të zgjedhë mes 7 emrave, dy kandidatët që do i dërgojë për votim këtë enjte në Kuvend, për të zgjedhur mes tyre kreun e ri të AMA.Kandidatët për kryetar të AMA janë:
ar.sh/Oranews.tv
- Gentian Sala – jurist
- Gentian Skënderaj – ekonomist
- Anila Basha – gazetare
- Zylyftar Bregu – gazetar
- Raif Gorana – ekonomist
- En Muçi – ekonomi-biznes
- Bers Hodo – jurist
- Sokol Hasani – jurist, pedagog (nuk u paraqit)
Tiranë, më 13 tetor 2014
Lënda: Thirrje publikeDrejtuar: Deputetëve të opozitës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit PublikPër dijeni: Të gjitha mediave dhe opinionit publik shqiptar.Të nderuar kolegë deputetë!Pas ftesave të përsëritura publike, ne përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ju jemi drejtuar me një letër të hapur në datën 29 shtator 2014, me anë të së cilës i bëmë thirrje koshiencës Tuaj qytetare për të vendosur interesin e publikut shqiptar mbi interesat partiake, në mënyrë që të riktheheshit në Komision, për të realizuar së bashku procesin e plotësimit të 4 (katër) vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive.Siç jeni në dijeni, në seancën plenare të së enjtes, datë 9 tetor 2014, Parlamenti zgjodhi me shumicën e votave të deputetëve të saj, dy anëtarët e rinj të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Ata janë z. Gledis Gjipali dhe z. Pirro Misha, të cilët u përzgjodhën në këto detyra përgjatë një procesi transparent, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit. Ata janë dy anëtarë të mbështetur nga maxhoranca aktuale në Kuvend, sipas kërkesës së ligjit që rregullon veprimtarinë e AMA.Ky proces ka bërë të mundur zhbllokimin pas shumë e shumë vitesh të ngërçit institucional në AMA, pasi tashmë Këshilli i saj ka 5 (pesë) nga 7 (shtatë) anëtarët, gjë që siguron kuorumin e nevojshëm, në mënyrë që AMA të rinisë të funksionojë.Anëtari i gjashtë i AMA,- vendi i të cilit siç dihet, është ende vakant, sipas përcaktimit ligjor, kërkon mbështetjen e opozitës për t’u zgjedhur.Të nderuar kolegë!Siç është vënë në dijeni edhe opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtarët, Ju keni patur, keni dhe do të keni në çdo kohë, bashkëpunimin tonë, si dhe të gjitha hapësirat e mundësitë proceduriale dhe ligjore për të ushtruar të drejtën Tuaj në këtë vendimarrje.Ne, përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ju sigurojmë për mbështetjen tonë të pakufishme, në mënyrë që Ju të ndërmerrni pa u penguar, të gjitha hapat e nevojshëm që do të çonin në ushtrimin e së drejtës suaj ligjore.Nga ana tjetër, vazhdojmë t’i bëjmë thirrje koshiencës Tuaj politike, për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ky proces, në përmbushje të interesit madhor të publikut shqiptar.Të nderuar kolegë të PD në Komision!Anëtari i shtatë, që është njëkohësisht edhe Kryetari i ri i AMA, sipas përcaktimit të Nenit 10 të ligjit 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” “zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të AMA, sipas nenit 9 të këtij ligji”. E gjitha kjo bëhet sipas një rruge ligjore të caktuar, e cila nxit edhe pjesëmarrjen Tuaj në këtë proces.Në këto kushte, ju bëjmë sërisht thirrje sot, si shumë e shumë herë të tjera më parë, që të riktheheni në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që të zgjedhim së bashku anëtarin e shtatë, i cili do të jetë njëkohësisht edhe Kryetari i ri i AMA. Në mënyrë që së bashku të mundësojmë rikthimin në normalitet të plotë të punës dhe veprimtarisë së këtij institucioni, i cili ka përpara tij shumë detyrime ligjore e publike për të përmbushur, por edhe mjaft sfida për të përballuar në fushën e reformave të reja që duhet të ndërmerren në fushën e transmetimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë.AMA duhet të zgjidhë nga ana tjetër, një sërë emergjencash për opinionin publik shqiptar, jo vetëm në fushën e piraterisë për një trajtim të barabartë ligjor të të gjithë operatorëve në treg, por edhe në fushën e njërës prej të drejtave themelore kushtetuese të tyre, siç është ajo e së drejtës për informim, e cila është cenuar rëndë kohët e fundit. E gjitha kjo, për shkak të krizës së stërzgjatur në AMA.Nga ana tjetër, është një emergjencë për nevojat e opinionit publik shqiptar, edhe fillimi sa më parë i punës nga ana e AMA për realizimin e procesit të dixhitalizimit, për kalimin e transmetimeve nga analoge në ato numerike, proces ky që duhet të përfundojë brenda 17 qershorit 2015, sipas afatit të përcaktuar nga ITU (International Telecommunication Union), nëpërmjet një marrëveshjeje të ratifikuar nga Shqipëria. Çdo vonesë tjetë në këtë drejtim, do të ishte me pasoja të pallogaritshme jo vetëm për procesin e dixhitalizimit, por mbi të gjitha për interesat e publikut shqiptar.Të nderuar kolegë të opozitës!Ne përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, shfrytëzojmë edhe këtë rast që tju sigurojmë se vendosmëria jonë për të përmbushur detyrimin ligjor dhe politik në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit në AMA dhe rikthimin e drejtimit të këtij institucioni në normalitet, në asnjë rast nuk do të çojnë në ndryshimin e ligjit për AMA apo në cënimin në thelb të së drejtë tuaj ligjore si opozitë. Ju garantojmë se produkti fundor final i gjithë këtij procesi,- sipas përcaktimit ligjor,- nuk do të preket dhe nuk do të shtrembërohet, për asnjë lloj arësyeje.Ne gjithashtu i jemi përmbajtur dhe do i qëndrojmë deri në fund, edhe thelbit të marrëveshjes jo zyrtare të arritur mes nesh në fund të muajit qershor. Marrëveshje kjo që nuk u arrit të zyrtarizohej, vetëm e vetëm për shkak të bojkotit që ju si opozitë, i bëtë në muajin korrik, punimeve të Kuvendit dhe pjesëmarrjes në Komisionet e tij, përfshi Komisionin tonë.Me shpresën se kjo thirrje, do të dëgjohet nga mendjet e arësyeshme që opozitës nuk i mungojnë, jemi në pritje të rikthimit Tuaj në Komision për të përmbyllur sëbashku procesin e plotësimit të të gjitha vendeve vakante në AMA.Deputetët e mazhorancës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.Alfred PezaMimoza HafiziFatmir ToçiFidel YlliMusa UqliniGledion RehovicaYlli ZiçishtiLuiza XhuvaniKlodiana SpahiuOlta XhaçkaIlir PendavinjiKeidi MehmetajDashamir KamberiAdelina RistaEnkelejda ShkreliMiranda RiraErjeta AlhysaBujar Derveni
ar.sh/Oranews.tv