Braçe: Berisha paranojak përgjoi me ligjin që duhet ta ndryshojmë urgjent
Tiranë – Deputeti i PS-së Erion Braçe i është rikthyer skandalit të përgjimeve telefonike nga SHISH. Ai shprehet se “paranoja e Sali Berishës, për të përgjuar çdo kundërshtar, mbështetet në një ligj kriminal, kundër lirive dhe të drejtave të njeriut”, për të cilin ai kërkon ndryshimin e mënjehërshëm.Sipas Braçes, dëshmia e ish -Ministrit në Qeverinë Berisha dhe ish-deputetit në Komisionin e Ligjeve, Viktor Gumi është dëshmia më e rëndë për procesin kriminal ligjbërës në Kuvend, në vitin 2012, në rastin e ligjit për përgjimin e komunikimeve telefonike, posaçërisht në aspektin parandalues.E drejta e pakufizuar e 29 institucioneve për të përgjuar gjithkënd e pa asnjë garanci ligjore, vijon të jetë në fuqi dhe kërcënon shumë rëndë të drejtat dhe liritë e çdo shqiptari apo të huaji në këtë vend.Përtej ndjekjes ligjore penale ndaj cilitdo që është përfshirë në krimin e përgjimeve, - thekson Braçe, - duhet urgjentisht ndryshimi i ligjit dhe kthimi i tij në standardin evropian, që mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve.”ar.sh/Oranews.tv