Kolaneci kundër projektit: Piramida t`u kthehet qytetarëve
Tiranë - Ashtu si arkitekti Artan Shkreli edhe anëtari i grupit të punës për ndërtimin e Piramidës që sot është monument kulture, Klement Kolaneci, i ka thënë jo projekt idesë kineze për transformimin e saj."Kjo është një gjë nuk realizohet. Në qoftë se sillemi kështu me çdo monument kulture, unë nuk e kuptoj pse i quajmë monumente kulture? Duhet të dimë të ruajmë vlerat që i takojnë popullit dhe jo individëve të caktuar. Për mua është një konkurs që vlerat e konkursit dhe projektet që pashë ishin shumë naive", u shpreh Kolaneci.Për Kolanecin, Piramida mbart historinë e popullit shqiptar dhe sipas tij Ministria e Kulturës këtë duhet të bëjë, tia kthejë atë jo vetëm njerëzve që punuan për ndëtimin e saj por të gjithë qytetarëve.“Për mua do të ishte një ide shumë e bukur që ti kthehej rinisë. Një objekt multifunksional ku mund të ketë bibliotekë, pjesë galerishë, ambientet nën tokë që mund të shfrytëzohen shumë mirë, pra të kthehet në një objekt i gjallë”, thekson arkitekti.Ndërkohë që sheshi " Nënë Tereza" kthehet në identitet s` mundet që një objekt me vlera historike si Piramida, të zgavërohet:“Është një tentativë naive për tjetërsimtë historinë. Nuk bëhet kështu. Nuk tjetërsohet historia. Ne kemi të drejtë ta kuptojmë, të shkojmë në harmoni me kërkesat e kohës, por nuk mund ta tjetërsojmë. Kur kthehet në identitet sheshi “Nënë Tereza” dhe në të njëjtën kohë , paralelisht, Ministria e Kulturës që përfaqëson kulturën, 500 metra më tutje lejon të organizohen konkurse me këtë llogjikë, nuk ka kuptim. Unë nuk arrijë ta lidh mendimin në aspektin e llogjikës së përdorur.”Në fund të intervistës eskluzive për “Ora News”, arkitekti Klement Kolaneci shtron një pyetje për Ministrinë e Kulturës:“Ata arkitektë, kanë projektuar ndonjëherë ndonjë vepër”?/nzh/oranews online/