Mirditë, kamioçina përplaset me çiklomotorin, humb jetën 60-vjeçari

Mirditë- Përplasja me një kamioçinë i ka shkaktuar vdekjen drejtuesit të një çiklomotori në Mirditë.Aksidenti i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shpal - Rruga e Kombit, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Fran Laska, 60 vjeç.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë bërë dhe ndalimin e drejtuesit të kamioçinës,29-vjeçarin Vladimir Gjera.Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.