Angelina Damë Nderi, takon Mbretëreshen Elizabeth të Britanisë
Mbretëresha e Hollivudit, Angelina Jolie është takuar me mbretëreshën e Britanisë Elizabeth. Jolie, 39 vjeç, ka bashkëthemeluar nismën për parandalimin e dhunës seksuale me ish-Sekretarin e Jashtëm William Hague në vitin 2012.Angelina Jolie ishte dama e nderit në një ceremoni private të mbretëreshës Elizabeth për fushatën e Joli kundër dhunës seksuale në zonat e konfliktit por edhe për shërbimet ndaj politikës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëresha e ka prezantuar fituesen e çmimit Oskar Angelina Jolie, e cila është gjithashtu edhe e dërguara e posaçme e OKB për refugjatët, me simbolet dhe emblemat e një dame nderi, siç është kryqi i madh i urdhërit të Shën Majkellit dhe Shën Xhorxhit.Veshur me një kostum në ngjyrë të zbehtë, ajo shtrëngoi duart me Mbretëreshën në dhomën 1844, e cila ka marrë këtë emër për vitin kur Perandori rus Nicholas bëri një vizitë shtetërore.Jolie nuk është një qytetare britanike dhe për këtë arsye nuk mund të trajtohet si Damë nderi. Ajo është vlerësuar në bazë mirënjohje.