Edhe Kanadaja futet në luftë, me avionë naftëmbajtës dhe survejues

Avionët luftarakë kanadezë do t’i bashkohen sulmeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushatën e bombardimeve ndaj bazave të Shtetit Islamik në Irak. Konfirmimin për këtë e dha vetë kryeministri i vendit, Stefen Harpër.Duke folur para parlamentit, Harpër nuk e saktësoi numrin e avionëve luftarakë që do të dërgoheshin në rajon, por konfirmoi edhe se do të dërgonte një avion nafmbajtës për të furnizuar me karburant dhe dy avionë survejues. Gjithashtu ai theksoi se Kanadaja nuk do të dërgonte trupa këmbësorie në Irak.Plani i Kryeministrit do të votohet të hënën në parlament, por ka pak gjasa që të mos aprovohet pasi konservatorët e tij kanë shumicën.Të dy partitë kryesore opozitare e bënë të qartë se do të votojnë kundër propozimit, pasi pretendojnë se kryeministri nuk ka dhënë detaje të mjaftueshme.Më parë gjatë ditës, edhe Australia bëri të ditur se do të dërgojë avionë luftarakë për t’iu bashkangjitur fushatës.