Nuland “fshikullon” politikën ballkanike: Harruan ëndrrën për të cilën luftuan

“Në rajonin e Europës qëndrore sot ka dy tumore kanceroze: regresi demokratik dhe korrupsioni”.Deklarata fshikulluesë vjen nga ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Viktoria Nuland gjatë një takimi në kuadër të CEPA-s në Uashington, sipas të cilës vendet vendet e Ballkanit harruan ëndrrën për të cilën luftuan.“Në rajonin e Europës qëndrore sot ka dy tumore kanceroze: regresi demokratik dhe korrupsioni, të cilat po cënojnë ëndrrën për të cilën kanë luftuar shumë njerëz që nga shembja e komunizmit në vitin 1989. Sot shikojmë liderë të këtij rajoni që teksa vjelin frytet e anëtarësimit në NATO E BE kanë harruar vlerat mbi të cilat janë ndërtuar institucionet demnokratike.Ndaj sot unë dua ti pyes këta liderë : Si mundeni ju të flini nën ombrellën e Nenit 5 të NATO-s kur ditën ju nuk promovoni demokracinë liberale, inkurajoni nacionalizimin, kufizoni lirinë e mediave ose demonizoni shoqërinë civile.Pyes gjithashtu edhe në lidhje me ata që mbrojnë zyrtarët e korruptuar nga hetimi dhe ndjekja penale duke evituar parlamentin atëherë kur ju intereson të bëjnë afera”.