Debati për raportin gjerman, Ambasada sqaron deklaratën e de Maiziere
Duke i cilësuar disa raportime të mediave të pasakta, Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar mbi lajmin e raportuar në mediat shqiptare se krimi i organizuar shqiptar tashmë ka mbërritur deri në qeverisje, Ambasada ka shpërndarë për mediat atë që Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière ka thënë gërmë për gërmë."Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon - e këtë e them mjaft seriozisht - kurajo personale nga ata që qeverisin"ka thënë Ministri gjerman.Me nota ironie për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetin social fb, Rama shprehet se raporti gjerman flet për lidhjen e qeverisë së shkuar.Shefi i opozitës Basha ndërkohë po në rrjetet sociale e ka cilësuar Shqipërinë dhe qeverinë të kapur nga krimi i organizuar dhe se deklaratat e mInistrit gjerman janë një këmbanë alarmi për vendin.Lajmi i publikuar dje në media iu referuar një shkrimi të DW, mbi prezantimin e raportit të kriminalitetit në Gjermani për 2013, por që sot është fshirë. Kliko këtu për më shumë info.