Durrës, thyhet “Sheshi Selaniku”, persona të paidentifikuar heqin flamurin grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2014, 17:25
Durrës - Thyhet pllaka "Sheshi Selaniku" në Durrës. Persona të paidentifikuar pas dëmtimit të pllakës kanë hequr edhe flamurin grek.Pllakati nën emërtimin simbolik "Sheshi Selaniku" u vendos pak kohë më parë në një nga sheshet e Durrësit, në ceremoninë për të cilën ishte i pranishëm edhe vet kryebashkiaku i Selanikut.Ndërkaq rreth një vit më parë në qytetin grek të Selanikut u përurua parku që mban emrin "Durrës-Shqipëria".Pllaka që mban emrin e qytetit bregdetar, mban në të dy anët e saj flamurin shqiptar dhe atë grek, si simbol të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve fqinje. Në lidhje me shkatërrimin e pllakës "Sheshi Selaniku", Policia e Durrësit ka nisur hetimin për gjetjen e vandalëve.