Ribashkimi i Gjermanisë, Alizoti: Rënia e Murit të Berlinit, fundi i komunizmit

Tiranë - 3 tetori njihet si dita e ribashkimit të Gjermanisë, pas konkretizimit të projektit 24 vite më parë, ndodhur 1 vit pas rënies së Murit të Berlinit.Tomorr Alizoti, ish-sekretar i ambasadës gjermane, në një intervistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, tha se rënia e Murit nuk ishte vetëm simbol i bashkimit të Gjermanisë, por i gjithë botës Lindore, pasi me rënien e tij ra dhe komunizmi.“Ata ishin të detyruar të ndërtonin një mur sepse rezikohej realisht ikja e popullsisë. Në parajsën e Lindjes, - e cila propagandohej pafundësisht, - po arrinte një kohë që u tremb e gjithë bota Lindore, sepse mund të ikte qyteti model.Në Berlinin Lindor ka qënë investimi i madh i Gjermanisë Lindore që njerëzit ishin më mirë, ishte modeli më i mirë i komunizmit, por dhe kjo nuk arriti pasi një pjesë e madhe filloj të shkëputej ngadalë dhe të largoheshin drejt Perendimit, kjo qe arsyeja e ndërtimit të Murit. Pastaj Muri i bë i pakalueshëm, ishte simboli i ndarjes, jo vetëm i Gjermanisë por i gjithë botës Lindore, kur ra muri i Berlinit, ra komunizmi. Ishte një sinjal i fortë” – tha Alizoti.Gjatë intervistës, -  duke u kthyer pas në kohë, - Alizoti bëri një krahasim të vrasjeve në kufi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku vendi ynë, - sipas të dhënave, - në periudhën komuniste, kishte numrin më të madh të vrasjeve.“Nëse flasim për vendin që mund të këte thyer rekorde bazuar në popullsi është Shqipëria. Shqipëria, në atë kohë me një popullsi 2.5 - 2.8 milion, kishte 6 milion të vrarë në kufij. Në Murin e Berlinit janë vrarë, - sipas shifrave, 233 - 273 persona, imagjinoni një popullsi me 18 milion banorë që kishte Gjermania. Bëni një analizë për të kuptuar se sa i tmerrshëm ka qënë Komunizmi në atë kohë në Shqipëri” – deklaroi Alizoti.Gjithashtu ish-sekretari i ambasadës gjermane përmblodhi një historik të shkurtës, të ngjarjes së rëndësishme, të rënies së Murit të Berlinit, një mundësi kjo që ju dha Gjermanisë për të ribashkuar sërish territorin e saj, në një të vetëm.Muri i Berlinit u ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim.Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen "Pikëkalimi Çarli". Konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së Luftës së Ftohtë.