Rama zgjidh "qesen" për Serbinë e Bosnjen, por s’ka lek për të përmbyturit e Bregut të Lumit
Tiranë - Me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare nga qeveria shqiptare për qeveritë e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, përkatësisht, 100 mijë euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014.Ky vendim i qeverisë solli dhe reagimin e opozitës nëpërmjet deputetit Aldo Bumçi, një ditë më parë.Për të mos shkuar deri në Bosnje – Hercegovinë dhe Serbi, pas përmbytjeve, me kameran tonë shkuam në zonë Bregu i Lumit, në Kryeqyetet, ku 1 mijë familje humbën gjithçka nga vershimi i lumit të Tiranës.Një vit më pas, tetor 2014, pasi kanë kaluar emergjencën, familjet e dëmtura nuk kanë marrë asnjë lek nga shteti.Jemi në prag të dimrit dhe këta banorë ende pa rikuperuar atë që humbën, kërcenohen përsëri në derën e shtëpisë.