Minxhozi: Marrëdhënia Nishani-Rama, problematike. KLD dhe BSH të politizuara
Tiranë - Marrëdhënia Nishani-Rama, siç duket për Skënder Minxhozin, kryeredaktorin e revistës “Java”, është pritur të jetë problematike. Kjo sipas ti për faktin se Presidenti Nishani është e vetmja kundërpërgjigje e opozitës ndaj mazhorancës.I ftuar në RTV “Ora News”, në studio me gazetarin Patrik Sadikaj, Minxhozi deklaroi se Nishani po ruan disa pushtete, që pas humbjes të pushtetit politik të së djathtës vazhdojnë të jenë aktive.“Marrëdhënia e Nishanit me Ramën ka qënë problematike gjatë këtij viti dhe unë mendoj se nuk mund të ishte ndryshe. Sepse Nishani sot përfaqëson sot të vetmen prezencë të nivelit të lartë ende në pushtet, të qeverisjes 8 vjeçare. Pra, unë nuk e shoh thjeshtë si një President që ka atributet e tij që ja jep Kushtetuta , por njëherësh ai është dhe një kundërfigurë e mazhorancës së djeshme.I vënë aty për të ruajtur disa sinore të vjetra, disa pushtete të vjetra, por që janë dhe të reja, që pas humbjes së pushtetit politik të së djathtës vazhdojnë të jenë aktive, dhe kanë të bëjnë me praninë, nivele përfaqësimi të ish-mazhorancës,- kryesisht në drejtësi, por edhe në sektorë të tjerë të drejtësisë, Prokurori, madje dhe në shërbim.Minxhozi tha se dy institucione të rëndësihshme si gjyqësori dhe banka e shtetit janë të politizuara dhe kanë ndikim nga të dyja partitë politike.“Çështjen e Guvernatorit ju e patë, - se si papritmas, pas një dimri të gjatë, - Kryrministri shkoj në Presidencë, ata u ulën bashkë, por serish ka një proces me dy koka, ku të dy përpiqen t'i bëjnë hile njëri-tjetrit. Të dy kanë hapur garë për kandidatë, njëri për Këshillin Mbikqyrës, tjetri për Guvernator.Aq sa ka prapavijë politike goditja e KLD-së, aq ka prapavijë politike edhe vetë KLD-ja, në sensin që personat që janë aty, duke qënë se përfaqësojnë disa të afërt me politikën e shkuar, kanë marrë dhe emërimin aty. Kanë mbajtur dhe një linjë e cila qënë mjaft e lexueshme, vetëm drejtësi nuk ka pasur.Ndërhyrjes politike të qeverisë sot për t'a shëruar situatën, i korrespondon një ndarje politike, në sensin me negativ të fjalës dhe që vazhdon dhe e mban nën kontroll drejtësinë për llogari të politikës.Duke folur për bilancin e qeverisë Rama gjatë periudhës një vjeçare, Minxhozi, e vlerësoi me nota të larta, një bilanc jo shumë optimist."Në qoftë se një banori të Shqipërisë, do t'i thuhej se pas një viti, qeveria e majtë do të kishte bërë reformën territoriale, arsimore, do të kishte shkulur të keqen nga Lazarati, do të filluar një proces disiplinimi të bregdetit, prishjes së ndërtimeve pa leje,etj, kam përshtypjen se ky person do të përgjigjej në mënyrë pozitive.Por nëse këtë përson e pyesim sot, kur ai të gjitha këto i ka jetuar ditë pas dite, kam përshtypjen se i njëjti përson do të përgjigjej në mënyrë shumë më skeptike. Në raport me atë që është bilanci absolut, - në letër e zeza në të bardhë, - qeveria mund të numërojë mjaft gjëra, por në raport më ato të cilat do të ishin pritshmëritë e atyre 1 milion votave, unë besoj se bilanci nuk është aq optimist.Ndërsa për Kryeministrin Berisha u shpreh se vazhdon të jetë ende një figurë e rëndësishme në PD.“Kalimi i pushtetit në parti nga Berisha tek Basha nuk është një akt, është një proces. Si i tillë edhe logjika që ky kongres, për të ditur ishte apo s'ishte akti i kalimit, mua më duket se nuk qëndron. Që të thuash që do të mblidhej një forum i lartë i partisë dhe për një moment të caktuar pasi ky forum të mbaronte punimet, do të shënonte kalimin e pushtetit të vërtetë partiak të frenave nga ish-kryetari, tek kryetari, sidomos kur e shohim që kryetari i ri është një produkt është një shprehje e vullnetit të Berishës për të pasur këtë pasardhës dhe jo një tjetër.Duke dënuar dhunën në parlament, si një akt të shëmtuar, Minxhozi tha se pavarsisht kësaj opozita nuk e justifikon qëndrimin e saj.“Së pari duhet të themi që ai veprim ishte shumë i shëmtuar. Unë mendoj që përtej aktit të rëndë të dhunës fizike ndaj deputeti Strazimiri, ky pretekst më duket pak i dobët që mund të justifikojë një qëndrim të zgjatur. Të gjitha arsyet bashkë të opozitës, unë mendoj që nuk janë të mjaftueshme të defaktorizojë veten.