Asambleja e KiE, Leskaj: Të ndarë për ‘territorin’, opozita pa kauzë për bojkot

Strasburg- Këshilli Parlamentar i Europës nuk ka justifikuar bojkotin e opozitës, duke i kërkuar rikthim sa më të shpejtë. Një fakt të tillë e bëri me dije, kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë e KiE, Valentina Leskaj.Në një lidhje telefonike nga Strasburgu për Ora News, Leskaj tha se KiE kritikoi fort mungesën e pjesmarrjes së opozitës në reformën territoriale, e cila sipas saj u vlerësua pozitivisht nga reporterët e Këshillit.“Pati kriticizëm sa i përket luftës kundër korrupsionit, por sidomos në fokus të raportit dhe debatit në Asamblenë parlamentare ishte bojkoti i opozitës me konkluzionin që opozita duhet të kthehet në parlament. Është kërkuar nga opozita që të kontribuojë dhe është kritikuar mungesa e prezencës dhe kontributit sa i takon reformës teritoriale”Opozita dhe mazhoranca në delegacionin shqiptar nuk i kanë shkangur ndasitë e tyre në Asamble për ndarjen e re të territorit dhe bojkotin e opozitës. Për zonjën.Leskaj opozita nuk ka një kauzë për bojkot, siç e kishte mazhoranca e sotme në 2009 si opozitë.“Opozita vazhdon të insistojë që reforma territoriale nuk është bërë mirë. Që mund të ishin më shumë, ndarja mund të mos ishte kaq e thellë vetëm me 61 njësi, por mund të ishte me mbi 100 njësi. Apo sa i përket qasjes, mënyrës si u bë reforma dhe pjesmarrjes. Përgjigjia jonë ishte ajo që ka ndodhur në të vërtetë, që ju kemi dhënë të gjitha mundësitë që të kontribuonte dhe të arrinim në një qëndrim të përbashkët.Në çdo ditë që është bërë Komiteti për reformën i është bërë thirrje opozitës që të jetë pjesë, i është lënë bashkryesimi, e drejta e vetos.Dhe nëse ka ndonjë rezerve, nëse do kishte qenë prezent minimalisht do të kishin mundësi të diskutonin, por jam e sigurt do të kontribuonin dhe mund të arrinin edhe në një pikë të përbashkët. Reagimi i reporterëve të KiE ishte që opozita duhet të ishte bërë pjesë dhe duhet të bëhet pjesë e parlamentit.Kemi pasur diferenca sa i përket qëndrimit lidhur me parlamentin, sepse në KiE nuk mund të konceptohet se për shkak se pati një incident mes tre deputetëve opozita largohet nga parlamenti. Argumenti që ndodhi për incidentin në parlament nuk është argument bindës dhe i qëndrueshëm për tu larguar, pasi incidente të tilla ka patur vazhdimisht në parlamentin shqiptar.Është e vërtetë që PS ka patur një bojkot në 2009, por bojkoti mbështetej mbi një kauzë të madhe që ishte kauza e zgjedhjes, jo në individë. Në rastin konkret nuk është mbështetur mbi një kauzë dhe kjo në një farë mënyrë ua heq kartën e justitfikimit sa i përket mungesës në parlament. Me këtë nuk dua të them se bojkoti i 2009 është i justifikuar dhe ne për këtë kemi refrlektuar ndaj u kthyem.Kemi pasur diferenca sepse përfaqësuesi i PD ka kërkuar që ky incident të futej në rezolutën përfundimtare të KiE dhe unë e kam kundërshtuar me argumentin se nëse ky incident do të futet në rezolutë duhet të futen në radhë të parë 4 të vrarët në protestën e 21 janarit”.E megjithatë politika shqiptare është prezantuar e unifikuar kur bëhet fjalë për procesin e integrimit dhe rolin e Shqipërisë në rajon.“Kemi rënë dakord në 3 amandamentet që unë kam paraqitur. Së pari të kishte një konfirmim sa i përket marrjes së statusit kandidat. E dyta, njohja e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon. Dhe treta për çështjen e korrupsionit”.Duke u ndaluar në rekomandimet e rezolutës, Leskaj tha se dy sfidat kryesore janë lufta ndaj korrupsionit dhe reforma në drejtësi.“Sfida mbetet tek lufta e korrupsionit dhe drejtësia. Sistemi i drejtësisë ishte pjesa që pati vëmendjen më të madhe.Kritizimin, por dhe rekomandimin sa i përket përmbylljessë reformës në drejtësi, por mbi të gjitha jo reformës në letër por rezultateve konkrete.Sigurisht ka rekomandime dhe për vazhdimësinë dhe reformën territoriale. Për çështjen e medias ka pasur një debat. Kam paraqitur dy amandamente. E para për rolin e KKRT dhe formatimin e dy enteve rregullatore mediatike.Dhe e dyta, një shqetësim të përhershëm të KiE sa i përket dekriminalizimit për veprën e fyerjes dhe shpifjes. Në të dyja i kemi dekriminalizuar, por kërkohet që ky proces të thellohet. Dhe sidomos tek media, theksi u vu tek zbatimi i ligjit”.Rezoluta për Shqipërinë e miratuar sot në KiE, përmbledh një raport 5-vjeçar të progresit në vend, duke filluar nga 2008 deri në gjysmën e parë të 2014-ës.