Rama nxjerr nga sirtari nismën Berisha, Shqipëria nis të shitet me 1 euro

Tiranë- “Projekti i dytë madhor është krijimi i një sporteli vetëm për biznesin. Në këtë kuadër impakt shumë pozitiv ka nisma ime Shqipëria 1 euro”do të deklaronte ish-kryeministri Berisha gjatë qeverisjes së tij.“Nuk ka sjellë asnjë përfitim, asnjë rritje të punësimit Shqipëria 1 euro”tha Rama gjatë fushatës.Qeverie e re me projekt të qeverisë së vjetër.Kryeministri Edi Rama që në fushatën elektorale për të marrë drejtimin e qeverisë sulmoi projektin e paraardhësit Sali Berisha, tashmë ka filluar të besojë tek Shqipëria 1 euro.Madje, nëse në Milano u limitua vetëm me premtime lehtësuar për investitorët italianë mbi këtë nismë, në Shqipëri projekti është kthyer në fakt me një vendim qeverie.Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën mbi 2 kontratat e para të qirasë me vlerën simbolike 1 euro.Fjala është për dhënien me qera të aseteve shtetërore, ish-ndërmarrjen gjeofizike në Patos dhe Agjencisë së Rezervave të Shtetit në Librazhd.Kontrata është firmosur mes Ministrisë së Zhvillimit Ekomonik si qerandhënës dhe shoqërisë Tur Tekstil për pasurinë "Ish-Ndërmarrja Gjeofizike, Patos", dhe asaj "Liberest" për "Agjencinë e Rezervave të Shtetit Dorëz, komuna Qendër, Librazhd".Pavarësisht kritikave se po shpërdoronte pasurinë publike përmes nismës Shqipëria 1 euro, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij përmes një ligji të posaçëm parashikojnë dhënien me qera përmes tarifës simbolike 1 euro të pasurive shtetërore mbi 500 m2.