Ukraina: Armëpushimi gënjeshtër e Rusisë, po respektohet vetëm nga ne

Ndërkohë që ushtria ukrainase po përgatitet për dimrin e ftohtë që do të kalojë në gatishmëri për shkak të problemeve me Rusinë, ambasadori i saj në OKB ka bërë të ditur se armëpushimi i vendosur mes dy vendeve po respektohet vetëm nga pala ukrainase.Vetë Kryeministri, Arseni Jatseniuk, ka inspektuar armatimet dhe furnizimet që do të marrin ushtarët e vendosur në pjesën lindore të vendit, ku edhe janë ngritur grupime rebele proruse.Ndërsa nga Nju Jorku, ambasadori Juri Sergejev kritikoi ashpër mekanizmat mashtruese propagandistike ruse që akuzojnë qeverinë ukrainase për genocid ndaj popullsisë rusisht folëse."Çdo sinjal që jepet për përfshirjen e ushtrisë ukrainase duhet hetuar", tha Sergejev. "Por ne kemi prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë se predhat vijnë nga ana e terroristëve".Gjatë ditës në aeroportin e Donjeckut ka pasur shpërthime të shumta, ndërsa luftimet e të dy palëve për të marrë kontrollin e tij janë shtuar. Beteja vazhdon prej disa muajsh tashmë dhe raportohen të vdekur nga të dy palët.