Të udhëtosh me Batmanin dhe një astronaut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2013, 09:00
Udhëtimi me të panjohurit të rezervon surpriza. Mund të kesh fatin të udhëtosh me një astronaut në autobus apo tren, ose me Batmanin apo edhe me një “të çmendur” që udhëton bashkë me makinën e tij në metro.Njerëzit janë të çuditshëm. Për të vërtetuar këtë mjafton t’u hedhësh një sy imazheve të mëposhtme të mbledhura aty-këtu nëpër faqe interneti, kryesisht rrjete sociale.E nisim me imazhin e parë. Një monstër në autobus!!! Sigurisht, askush s’do të dëshironte të udhëtonte me të, aq më pak të qendronte afër tij gjatë udhëtimit (majtas). Në të djathtë një pasagjer që ka rezervuar një vend edhe për makinën e tij elektrike.