Sërish të shtëna në SHBA, një person merr peng një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 15:01
Shtetet e Bashkuara janë tronditur sërish, pasi një person i armatosur ka sulmuar një autobus shkolle në Alabana.Ai ka qëlluar për vdekje shoferin e autobusit, për të marrë më pas peng një fëmijë 6 vjeçar.Mediat lokale thonë se nuk kanë informacione të qarta nëse ai e ka ende fëmijën me vete. Policia ka konfirmuar vrasjen e shoferit të autobusit, por jo shkaqet e këtij sulmi apo identitetin e autorit.Sipas mediave amerikane agresori ka ndaluar autobusin që po shpërndante fëmijët në shtëpitë e tyre pas shkollës dhe i ka kërkuar të zbresë njërin nga fëmijët. Në momentin që shoferi ka refuzuar ai është qëlluar për vdekje.Ndërkohë agresori tashmë është mbyllur në një bunker ndërsa po negociohet.