Egjipt, opozita kërkon bisedime urgjente për krizën politike

Një prej liderët e opozitës së Egjipit, Mohamed ElBaradei, ka kërkuar bisedime urgjente ndërmjet presidentit Muhammad Morsi, grupeve islamike, dhe opozitës, për shqyrtimin e krizës politike në zhvillim në këtë vend.ElBaradei, që është lider i Frontit për Shpëtim Kombëtar, në një letër të publikuar në Internet, tha se duhet të ndërmerren masa për “ndaljen e dhunës dhe fillimin e dialogut serioz”.Para dy ditësh, ElBaradei dhe partia e tij kanë hedhur poshtë thirrjen e presidentit Morsi për dialog.Morsi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tre qytete përgjatë bregut të Kanalit të Suezit, ditën e hënë.Ky vendim i tij u morr pasi më se 50 persona janë vrarë gjatë ditëve të trazirave, që koinçiduan me dyvjetorin e revolucionit popullor në Egjipt.Ndërkohë, presidenti Morsi sot shtë nisur për në Gjermani, për një vizitë të shkurtër, gjatë së cilët pritet të kërkoj investime të jashtme dhe ta bindë Evropën për pikëpamjet e tij demokratike.