Brazi, rritet bilanci i viktimave nga zjarri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2013, 13:18
Numri i viktimave nga zjarri në një klub nate, në pjesën jugore të Brazilit, ka arritur në 235 persona, pasi një 21 vjeçar ndërroi jetë sot nga plagët e marra.Sipas mediave vendase në spital mbeten ende edhe 100 persona të cilët po kurohen nga plagët e marra nga zjarri që përfshiu një klub nate, të dielën, në qytetin universitar, Santa Maria.Lidhur me tragjedinë janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe dy pronarë të klubit dhe këngëtari i një grupi muzikor, që këndonte në klubin Kiss në kohën e shpërthimit të zjarrit.Grupi muzikor është fajësuar për përdorim të piroteknikës, që ka shkaktuar zjarrin.Policia tha se këto mjete piroteknike nuk duhej të përdoreshin brenda hapësirave të mbyllura.