Francë, arrestohet familja shqiptare me 11 kg heroinë

Policia franceze arrestoi një familje shqiptare në zonën midis Marseille – Arles ndërsa po transportonte rreth 11 kg heroinë.Sipas mediave franceze, ata u arrestuan ndërsa ishin duke transportuar  drogën nga Spanja. Ky grup shqiptarësh i takon grupit famëkeq të ashtuquajtur “French Connection”.Arrestimi i tyre u bë në kufirin e autostradës A56 ndërsa 3 anëtarë të familjes transportonin drogën me dy makina. Policia ka informuar se një vit më parë ishte arrestuar një anëtar i kësaj familje ndërsa po transportonte 600.000 euro, para nga shitja e drogës.Droga e gjetur dje ishte ngarkuar në Spanjë dhe si pikë përfundimtare kishte qytetin Marseille dhe Aix en Provence, por të arrestuarit kanë pranuar se droga kishte si destinacion Italinë.Policia franceze informoi se janë bërë dhjetëra arrestime dhe bastisje nëpër shtëpi private ku janë konfiskuar para, drogë, kompjuterë, armë, etj.