FBI: Grupi Khorasan mund të jetë duke planifikuar sulme

Drejtori i FBI-së James Comey ka deklaruar se grupi Khorasan është duke organizuar komplote terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane. Comey tha para gazetarëve se ai nuk mendon që sulmet e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA i kanë prishur planet e grupit Khorasan.Ky grup mbetet në krye të listës së FBI-së për terrorizimin dhe në rradhët e tij ka veteranë të al-Qaedës nga Afganistani dhe Pakistani, sipas zotit Comey. Drejtori i FBI-së tha po ashtu, se SHBA besojnë se kanë identifikuar një nga ekzekutorët e grupit Shteti Islamik - personin që e kishte mbuluar fytyrën me një thes të zi ndërsa fliste me theks britanik në videot që qarkulloi grupi terrorist, ku paraqiteshin vrasjet me prerje koke të dy gazetarëve amerikanë dhe një punonjësi britanik.Ndërkaqë Comey bëri të ditur se rreth 12 shtetas amerikanë mendohet se ndodhen në Siri për të luftuar krahas me grupin ekstremist duke shtuar se mbi 100 amerikanë janë arrestuar gjatë përpjekjeve për të shkuar në Siri