Jahjaga: Duhet gjetur zgjidhje duke shmangur zgjedhjet

Presidentja e Kosoëvs, Atifete Jahjaga ka deklaruar se do të vazhdojë takimet me të gjithë liderët e të gjitha subjekteve politike parlamentare derisa të gjehet një zgjidhje, e cila do t'i hapë rrugën themelimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe krijimit të të gjitha institucioneve të tjera të vendit.Jahjaga foli prerë në intervistën e saj për Zërin e Amerikës se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i detyron të gjithë të gjejnë zgjidhje, duke shmangur zgjedhjet në vend."Unë konsideroj se vendi ynë është në një moment apo një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme - kur kemi hyrë në procese me Bashkimin Evropian dhe me organizata të tjera ndërkombëtare - e cila nuk favorizohet nga çdo vonesë e çdo pengesë në këtë proces.Gjithashtu, të gjitha proceset tona të brendshme nuk duhet të jenë peng të këtyre zhvillimeve, pasi ne na pret një angazhim jashtëzakonisht i madh dhe të gjitha këto vonesa nuk kontribuojnë në proceset afatgjata të shtetit tonë. Mund të them se ne nuk kemi as kohë por nuk kemi as resurse që të mund të kemi zgjedhje të njëpasnjëshme, sepse kjo nuk do t'i kontribuonte proceseve afatgjata të shtetit".Pjesmarrjen e kosovarëve në luftën në Siri Jahjaga e ka konsideruar jo vetëm dëmtim të imazhit të Kosovës, por sipas Presidentes po destabilizojnë Kosovën, vendet e tjera të rajonit dhe aleatët.Jahjaga tha se kushtet e vështira ekonomike por edhe ideologjia me të cilën ushqehen I nxit këta persona drejt përfshirjes në Shtetin Islamik.