Lufta kundër IS, Pentagoni: Herët për të thënë se kemi fituar

Pentagoni ka dekalruar se është shumë hërët për të thënë se koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA ka "fituar" luftën kundër Shtetit Islamik, duke nenvizuar se finacimet dhe vullnetarët për të luftuar në Siri dhe Irak vijonë.Komanda Qendrore e SHBA ka lëshuar një video në të cilën shfaqen sulmet ajrore. Sipas komandës qendrore amerikane, Bahreini, Jordania, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrë pjesë në mbështetje të sulmeve kundër objektivave të Shtetit Islam.Të gjitha këto vende janë në marrëdhënie armiqësore më Presindetitn sirian Bashar Al Asad, por rreziku I shtetit islamik I ka bërë të bashkohën në ndihmë të kësaj kauze.Zëdhënësi i Pentagonit, nënadmirali John Kirby tha për gazetarët, se për të kuptuar nëse kemi fituar apo jo, do të duhet të kohë ta kuptojme. Ne jemi ende duke vlerësuar rezultatet e këtyre sulmeve, si dhe kemi besim të lartë se sulmet kanë qenë të suksesshme , tha ai.Ndërkohë, një takim me një delegacion Etiopian, presidenti amerikan Barak Obama tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po bën një ndryshim të madh në përpjekjen për të luftuar kundër terrorizmit në rajon. Obama tha se përtej shtetit islamik dhe fokusit tonë për ta luftuar atë, është ende grupi somalez Al Shabab, një degë e Al Aaedës, i cili po bënë kërdinë në vend. Dje Obama u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe feve të refuzojë ideologjitë ekstremiste, gjakderdhjen dhe cdo nismë që kërcënon stabilitetin global .