Bushati: Investimet publike kanë qenë të ulëta, por bizneset kanë ecur mirë

Deputeti i ri i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i cili në seancën e së enjtes mori detyrën, në studion e Ora News ka folur për situatën ekonomike në vend. Në një intervistë me gazetaren Jonida Shehu, Bushati u shpreh se investimet publike nga ministritë e Linjës kanë qenë të ulëta.“Investimet duhet të ishin më të larta, kjo do ta kishte ndihmuar edhe më shumë ekonominë dhe shpresoj që të rriten investimet se kanë qenë në nivele të ulta dhe nga ministritë e linjës, por megjithatë tregon dhe një anë të shëndetshme të ekonomisë, që dhe papasur këto investime bizneset kanë ecur mirë dhe rritja ka qenë dhe pa ndikimin e këtyre fondeve publike në treg dhe shpresoj që me vërtet në këtë muaj të përshpejtohen investimet publike nga ministritë e linjës që mesa duket janë duke u përgatitur për projekte që mund të kenë ndryshuar pak prioritetet nga kalimi i një qeverie në një qeveri tjetër”Sipas deputetit socialist, ekonomia është e stabilizuar dhe për herë të parë, sipas tij ka një defiçit që mund të ulet nga 6.6 % që ishte parashikuar në 6.3%.“Ekonomia është e stabilizuar edhe sipas FMN, pritej një rritje 2-2.1 % e GDP që është një përmirësim, sidomos në një vit krize dhe në vitin e parë të një qeveri që e ka mandatin e parë, se nuk është një qeveri që ka vitin e parë të mandatit të dytë. Pra vijmë nga një krizë, vijmë nga një tutelë rigoroze të politikave fiskale nga FMN dhe prap kemi rritje. Kemi stabilizim të parametrave dhe kemi për herë të parë një defiçit që mund të ulet nga 6.6 që ishte projektuar në 6.3%.”Intervista e plotë e Ervin Bushatit në Ora Newsex/oranews.tv/