Berat, makina përplaset me pemën në mes të qytetit, 3 të plagosur

Berat – Një aksident me tre të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Beratit. Një Benz me targa AA 749 GL ka humbur kontrollin pranë bashkisë dhe ka dalë nga rruga duke goditur një pemë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shoferi Luan Selenica, 32-vjeç dhe 2 pasagjerët: Dervish Selenica,17 vjeç dhe Ilir Jera, 40 vjeç.Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Beratit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Pas konsultës mjekësore, policia ka arrestuar drejtuesin e Benz-it.ar.sh/Oranews.tv