Vlorë, qarku shkarkon Sekretarin, kryebashkiaku Gjika: S'më pyetën

Vlorë – Mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës për shkarkimin e Sekretarit, Ridvan Mersinit, ka nxjerrë në pah divergjencat brenda qeverisjes vendore.Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, i revoltuar se nuk kishte dijeni për ketë nismë, deklaroi hapur votën kundër shkarkimit të Mersinit.“Përtej mungesës së modestisë, me një kontribut që ka ardhur koha t’ia them vetes, se s’po e dëgjoj më nga të tjerët, - tha Gjika, - kam pritur që dikush të më thoshte që do të bëhet kjo lëvizje apo do të bëhet votimi për shkarkimin e Sekretarit, z.Ridvan Mersini. Vota ime e hapur, personale, do të jetë kundër shkarkimit të Ridvan Mersinit.”Por Gjikës i është kundërpërgjigjur Kryetari i Këshillit, Sadri Danaj, që tha se kryebashkiaku ishte njoftuar, ç’ka ka sjellë sërish reagimin e këtij të fundit.“Dy ditët e fundit nuk e kemi kontaktuar, - sqaroi Danaj,-  por ai ka qënë pjesë e gjithë negociatës dhe në parim.”Gjika është kundërpërgjigjur: “Jo, nuk kam qënë. Unë jam ai që jam, kam atë kontribut që kam dhe nuk kam as më të voglën dijeni për pjesën - jo të shkarkimit, po e po që e thashë për pjesën e informacionit që kam – por unë si përfaqësues politik i një bashkie të madhe dhe i një force politike në të cilën kam 22 vjet që militoj dhe e drejtoj për shumë kohë, të di kush do të jetë dhe personi për të cilin unë do të votoj.”Pas votimit të fshehtë që priste të finalizonte nismën për shkarkimin e Sekretarit me bindje të djathta, doli një tjetër rezultat surprise:“Nga 59 këshilltarë të Qarkut, - tha anëtari i komisionit të votimit, - kanë votuar 47. 17 janë kundër, 30 janë të vlefshme, janë pro.”Por, një anëtar shprehej se njera fletë, tek “Pro” është shkruar me shkrim dore “Jo”. Anëtari i tretë i komisionit nuk e firmosi procesverbalin e votimit, për ligjshmërinë e të cilit, brenda 10 ditësh, pritet të shprehet Prefektja e Vlorës.Oranews.tvshpetim gjika qarku vlore