BE: Ura jetike mes qytetarit e shtetit mbetet Avokati i Popullit

Tiranë - Avokati i Popullit ka vlera jetike dhe një rol të padiskutueshëm në procesin e integrimit europian të vendit, se përveçse mbron të drejtat e njeriut, përhap dhe kulturën demokratike.Ky ka qënë thelbi i një diskutimi që kanë pasur sot në Tiranë, Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe ndërkombëtarë, si Komisioni Europian në Tiranë, Ambasada e Italisë, Misioni i BE në Shqipëri dhe homologë nga shumë shtete të tjera.Ambasadori Italian Massimo Gaiani, vendi I të cilit mban Presidencën e radhës së BE-së, tha se “një nga problemet e mëdha të BE është distanca mes qytetarëve dhe institucioneve ndaj Avokati i Popullit shërben si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve.”Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së, Clive Rumbold vlerësoi progresin e bërë në Shqipëri, duke shtuar se vlerat e Avokatit të Popullit janë jetike.Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, nga ana e tij tha se “ Kuvendi e mbështet Avokatin në shërbim të promovimit dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve. Kjo është sfidë morale e shoqërisë dhe bashkëpërgjegjësi e institucioneve. Jemi dakord me këmbënguljen e Totozanit se asnjë hap përpara nuk bëhet nëse nuk i marrim këto si përgjegjësi të përbashkëta.Për këtë temë kanë diskutuar edhe “Ombudsmanët” dhe përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nga shtete të tjera si Greqia, Sllovenia, Polonia, Maqedonia dhe Kosova, ndërsa nesër pritet të vijojnë diskutimet më përfaqësuesit e Ombudsmanëve nga Kroacia , Bosnjë Hercegovina Turqia dhe Serbia.ar.sh/Oranews.tv